Banka Botërore ngre alarmin për rrezikun e borxhit nga rindërtimi

Nga Exit News
Banka Botërore ngre alarmin për rrezikun e borxhit nga rindërtimi

Në një intervistë për Monitor, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, thekson se duhet bërë kujdes me përzgjedhjen e projekteve të rindërtimit pasi nëse zgjidhet projekti i gabuar, ndikimi te rritja ekonomike dhe borxhi publik do të jetë negativ.

Salim vlerëson se transparenca në çdo fazë të procesit për rindërtimin e zonave të dëmtuara, do të rrisë besueshmërinë. Për monitorimin e fondeve ajo rekomandoi që të dhënat të publikohen online.

Rreziku i borxhit publik:

“Zotimet e donatorëve në formë kredie bëhen pjesë e borxhit kur qeveria të pranojë të marrë hua për të zbatuar projekte specifike […] nëse këto projekte zgjidhen me kujdes […] do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe […] do të përmirësojnë kapacitetin e shërbimit [shlyerjes] të borxhit.”

Kreditë nga Banka Botërore:

Salim sqaroi se BB është zotuar për 106 milionë euro kredi, prej së cilave deri në 85 milionë janë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, njohur si BB për sektorin e strehimit. BB garanton mbështetje për projektet e rindërtimit të banesave.

Ndërkohë aktualisht:

“BB dhe qeveria kanë rënë dakord që 6 milion euro nga një projekt aktual [projekti i modernizimit të shëndetësisë] të kalojë për të mbështetur rindërtimin e tre spitaleve.”

Për të mbështetur nevojat e mëtejshme të shëndetësisë, BB premton edhe 15 milionë euro të tjera hua shtesë.

4 parimet kryesore të programit të rindërtimit:

  1. Përparësi atyre që kanë më shumë nevojë, duke shmangur diskriminim.
  2. Rindërtimi i banesës duhet të udhëhiqet nga pronari, përmes mekanizmave efektivë që sigurojnë integrimin e shqetësimeve të pronarëve të shtëpive.
  3. Procesi i rindërtimi duhet të jetë transparent dhe me përgjegjshmëri të plotë.
  4. Rindërtimi duhet të sigurojë që ndërtimet e reja të jenë më të mira se te vjetrat.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave:

BB ka mbështetur hartimin e një ligj mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave duke marrë parasysh përvojat e vendeve të tjera [p.sh. Turqia, Rumania] ku programe të ngjashme sigurimesh u zbatuan me asistencë teknike dhe financiare nga BB.

“Aktualisht i takon autoriteteve të avancojnë procesin për ligjin. BB është e gatshme të sigurojë mbështetje të mëtejshme për finalizimin e saj dhe më vonë për zbatimin e programit.”

Rekomandimi kryesor për qeverinë:

“Transparenca në çdo fazë të procesit është thelbësore për të rritur besueshmërinë. Monitorimi i treguesve të progresit, afatet kohore dhe flukset e të gjitha fondeve duhet të publikohen rregullisht on-line.”

Paas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria ka miratuar 26 zona të zhvillimit, por deri në fund të muajit shkurt nuk bëri publike ecuritë e procesit të aplikimeve, ndërsa faqja online që u hap për të garantuar këtë proces mbeti në fazë përditësimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>