BB parashikon rritje ekonomike 4,4 % të vendit në 2021

Nga Exit News
BB parashikon rritje ekonomike 4,4 % të vendit në 2021

Banka Botërore ka parashikuar rritje ekonomike me 4.4%  për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pas një tkurrje prej 4.8% gjatë vitit 2020. Ky parashikim  do të varet nga mënyra se si do të ecë procesi i vaksinimit në rajon dhe se si secili shtet do të përballojë pandeminë e vazhdueshme COVID-19.

Shqipëria:

Në një raport makroekonomik të botuar këtë javë, BB tha se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tregojnë shenja të mira për sa i përket rimëkëmbjes se ekonomisë. Por, përkundër kësaj, BB vuri në dukje se të ardhurat për frymë do të mbeten nën nivelet e periudhës para-pandemike.

“Rol domethënës luan, cilësia e qeverisjes në përgjigjen në mënyrë efektive ndaj sfidave ekonomike dhe sociale, në përcaktimin e produktivitetit dhe rritjes dhe duke.”

Çështje të tilla si plakja e popullsisë, rritja e pabarazisë dhe rritja e shpenzimeve qeveritare duhet të menaxhohen në mënyrë efektive, tha BB.

Shqipëria ka të ngjarë të vazhdojë të përballet me kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit duke e prekur direkt ekonominë:

“Pandemia goditi sektorët kryesorë të Shqipërisë, turizmin dhe prodhimin përmes ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, kufizimeve të udhëtimit dhe masave të distancimit social.”

Raporti tha se nëse vendi përshpejton reformat strukturore në përgatitje për anëtarësimin në BE, sektorë të ndryshëm mund të rriten.

Bizneset e vogla përfaqësojnë shumicën e bizneseve në vend dhe ato mbështeten shumë te fuqia punëtore e pakualifikuar dhe me pagë të ulët.

Investimet e huaja dhe private janë më të rralla për shkak të “aksesit të kufizuar në financa, logjistikës së rëndë dhe investimeve të dobëta në treg”. Çështje të tjera përfshijnë të ardhura të pakta publike që kufizojnë infrastrukturën publike dhe investimet e kapitalit njerëzor.

PBB-ja e vendit ra me 4.7% gjatë vitit 2020, më pak se sa parashikimi, për shkak të një rritje në turizmin vendor dhe të brendshëm, i cili pjesërisht kompensoi humbjet nga turistët e huaj.

Disa masa qeveritare si rindërtimi dhe ato të krijuara për të zbutur pandeminë kanë pasur: “kosto të konsiderueshme fiskale”. Një stimul tatimor i prezantuar së fundmi ka vendosur në rrezik të mëtejshëm të ardhurat tashmë në rënie, tha raporti.

Raporti gjithashtu zbuloi se humbja e vendeve të punës ka qenë relativisht e vogël, por që cilësia e vendeve të punës ka rënë.

Në përgjithësi, Shqipëria parashikohet të rritet 4.4% në 2021. Turizmi dhe ndërtimi ka të ngjarë të jenë faktorët kryesorë të kësaj rritje. Ndersa,varfëria parashikohet të bjerë me dy pikë përqindje.

Shqetësimet kryesore të BB kanë të bëjnë me shpenzimet qeveritare dhe situatën fiskale.

“Situata fiskale mund të përkeqësohet në një skenar të renies dhe mungesës së mbledhjes së  të ardhurave. Në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të ulë më tej shpenzimet kapitale për të mbajtur nen kontroll rritjen e raportit të borxhit ndaj PBB-së “.

Ata vlerësojnë se borxhi publik do të arrijë në 79.5% të PBB-së në 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>