BB: Varfëria në vend do të rritet me 5 pikë përqindje

Nga Exit News
BB: Varfëria në vend do të rritet me 5 pikë përqindje

Pavarësisht masave të marra nga qeveria, varfëria (përqindja e personave që jetojnë me më pak se sa 5 dollarë për njeri në ditë) pritet të rritet me 5 pikë përqindje, gjatë 2020.

Ky është parashikimi i Bankës Botërore në raportin për ndikimin e pandemisë në ekonominë e vendit, i publikuar në tetor 2020.

Sipas raportit të BB, Rritja ekonomike e vendit do të ulet me 8.4 përqind në 2020, dhe do të rritet me 5 përqind në 2021, me rritjen e eksportit, konsumit, investimeve, dhe procesit të rindërtimit.

Disa nga gjetjet e tjera kryesore të Bankës Botërore janë:

Papunësia u rrit me 11.9 përqind në tremuajorin e dytë të 2020, në krahasim me 11.5 përqind në 2019.

Ulja e turizmit, industrisë tekstile dhe çmimit të naftës do të shkaktojë ulje të eksporteve me 37 përqind.

Ulja ekonomike në vjeshtën e 2020 do të jetë 8.5 përqind. Rënia e ekonomisë lidhet edhe me rënien e të ardhurave të grumbulluara nga taksa, nga 25.7 përqind në 2019 në 24.1 përqind në 2020.

Borxhi publik i vendit do të rritet në 81.4 përqind në vjeshtën e 2020.

Banka qendrore ka luajtur një rol të rëndësishmë në sigurimin e qendrueshmërisë së bankave në vend.

Norma e vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit është 111.9 për milionë banorë. Shqipëria renditet e dyta, pas Serbisë, për normën e ulët të vdekshmërisë në rajon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>