
Bindja Demokratike pranoi të ndryshoje logon, të vendosë emrin brenda në logo dhe të ndryshojë ngjyrën nga blu në bojëqielli.
Gjatë seancës së sotme në KAS, përfaqësuesi i BD Fabian Topollaj u shpreh se tërhiqet për të mos shkaktuar vonesa në printimin e fletës së votimit.
PD ankimoi logon e BD me arsyen se ajo është e përafërt me logon e PD. Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso i kërkoi KAS të detyrojë Bindjen Demokratike pasi kjo do të ngatërrojë votuesin pasi loot janë mjaft të ngjashme.