BE akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të për bllokim të vaksinave

Nga Exit News
BE akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të për bllokim të vaksinave

Charles Michel, kryeministri i Belgjikës dhe njëkohësisht kreu i Këshillit Europian akuzoi të martën Mbretërinë e Bashkuar  për “shtetëzimin e vaksinave“, duke ndaluar eksportin e tyre.

BE është kritikuar nga disa shtete anëtare, të cilët kanë kërkuar të blejnë vaksina nga Rusia dhe Kina, duke parë fushatën e suksesshme të vaksinimit të Britanisë.

Austria dhe Danimarka thanë javën e kaluar se do të sigurojnë doza nga Izraeli.

Por në një nga postimet e tij të rregullta në blog, ish-kryeministri belg, i cili kryeson samitin e BE, mbrojti politikat e bllokut.

Michel tha se ishte “i tronditur” kur dëgjoi se BE-ja akuzohej për “shtetëzimin e vaksinave” pasi Italia bllokoi një dërgesë të destinuar për në Australi për në javën e kaluar.

BE nuk ka ndaluar kurrë eksportin,” tha ai, duke akuzuar Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për ndalimin e eksportit të vaksinave dhe përbërësve të vaksinave.

Por Bashkimi Evropian, rajoni me kapacitetin më të madh të prodhimit të vaksinave në botë, thjesht ka vendosur një sistem për kontrollimin e eksportit të dozave të prodhuara në BE,” ka shkruar Michel.

Objektivi ynë: të parandalojmë kompanitë nga të cilat ne kemi porositur dhe parapaguar të eksportojnë dozat në vende të tjera të përparuara, kur ende nuk kanë dorëzuar atë që kanë premtuar.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>