
“Bota ka nevojë për udhëheqjen amerikane në betejën kundër Covid-19.”
Kështu deklaroi të martën Josep Borell, diplomati i lartë i BE-së në një intervsitë për Reuters, duke i bërë thirrje presidentit të zgjedhur Joe Biden të marrë në dorën situatën, pas keqmenaxhimit që i bëri Trumpi pandemisë.
“Bota do të përballet këtë vit me një nga sfidat më të mëdha për vaksinimin e njerëzimit. Kjo do të kërkojë shumë solidaritet, shumë bashkëpunim dhe mjaft burime,” shtoi Borrell.
“Kjo është kriza e parë globale në të cilën udhëheqja amerikane ka munguar dhe bota ka nevojë për udhëheqjen amerikane,” tha Borrell, duke premtuar mbështetjen e BE-së për administratën e re amerikane.
Ai po ashtu propozoi që Amerika të kthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën, nga ku Trumpi e nxorri vendin.
“Vetëm me dy gjëra, Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen e klimës dhe të bashkohen përsëri në marrëveshjen bërthamore me Iranin, bota do të jetë shumë më mirë dhe më e sigurt”, shtoi Borrell.
Deklaratat e diplomatit të lartë të BE-së vijnë një ditë para betimit të presidentit të ri Joe Biden.