BE asnjë vendim për hapjen e kufijve me Shqipërinë, Greqia do t’i hapë në mënyrë individuale

Nga Exit News
BE asnjë vendim për hapjen e kufijve me Shqipërinë, Greqia do t’i hapë në mënyrë individuale

Mediat evropiane raportojnë se Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por ambasadorët evropian nuk kanë pranuar, në mbledhjen e mbajtur të premten. Pavarësisht këtij vendimi, Greqia lajmëroi të hënën hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Gjithashtu, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e kufijve të brendshëm të BE-së, por ky vendim u pranua pjesërisht nga Greqia, e cila hapi kufijtë për turistët nga Franca, Italia, Hollanda dhe Spanja, me detyrimin e paraqitjes së rezultateve të testit Covid-19. Ndërsa, Çekia hapi kufijtë për turistët nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë të Polonisë.

Vendimi për hapjen e kufijve i takon vetë vendeve të BE-së, por Komisioni Evropian kërkon që të ketë koordinim mes vendeve.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së u mblodhën të premten për të vendosur kriterin për hapjen e kufijve, më 1 korrik, dhe miratimin e një liste me 20 vende. Por ata nuk pranuan ta miratojnë listën, duke thënë se duhet të këshillohen me qeveritë e tyre.

I vetmi vendim i arritur në mbledhje ishte se kufijtë me SHBA-të, Brazilin, Rusinë nuk do të hapen; si dhe për faktin se për hapjen e kufijve, të brendshëm ose të jashtëm, duhet vlerësuar gjendja epidemiologjike e secilit vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>