BE bllokon eksportin e 3.1 milion vaksinave AstraZeneca për në Australi

Nga Exit News
BE bllokon eksportin e 3.1 milion vaksinave AstraZeneca për në Australi

3.1 milion doza të vaksinës AstraZeneca COVID-19, me destinacion Australinë, u bllokuan nga BE, sipas një burimi të Reuters të martën.

Ndalimi i eksporteve vjen si pasojë e mungesave të vaksianve AstraZeneca në bllokun evropian.

Kjo gjithashtu vonon më tej fushatën e vaksinimit të Australisë, që ndërkohë ishte 83% prapa me planin origjinal.

Për shkak të vaksnimit të ngadaltë, BE forcoi mbikëqyrjen e eksporteve të vaksinave muajin e kaluar.

Ajo i njohu vetes të drejtën për të bllokuar dërgesat drejt vendeve me norma më të larta të vaksinimit.

Kanë bllokuar 3.1 milion doza deri tani,” tha burimi i qeverisë australiane.

Kjo e fundit ka marrë vetëm 300,000 doza, me një tjetër dërgesë prej 400,000 dozash që pritet në fund të prillit.

Australia konfirmoi të martën bllokimin e vetëm 250,000 dozave të dozave AstraZeneca nga BE.

AstraZeneca nuk u përgjigj një kërkese për koment.

Kryeministri Australian Scott Morrison tha të martën se dërgesat e humbura ishin përgjegjëse për vonesën në planin e vaksnimit.

Në fillim të janarit, kemi parashikuar që do të kemi 3.1 milion vaksina. Ato vaksina nuk kanë arritur në Australi, ”u tha Morrison gazetarëve në Canberra. “Kjo është arsyeja.”

Australia ka regjistruar vetëm 909 vdekje të koronavirusëve që nga fillimi i pandemisë ndërkohë që janë vaksinuar rreth 670,000 persona, kundrejt objektivit fillestar prej 4 milionësh deri në fund të marsit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>