BE dënon krijimin e Super Ligës Europiane të futbollit

Nga Exit News
BE dënon krijimin e Super Ligës Europiane të futbollit

Nënkryetari i Komisionit Evropian kritikoi të hënën planet e 12 prej klubeve më të mëdha të futbollit në Evropë, për të formuar një kampionat të ri të quajtur Super Liga Evropiane.

Duhet të mbrojmë modelin evropian të sportit, të bazuar në diversitet dhe gjithëpërfshirje,” shkruajti komisoneri i BE-së, Margaritis Schinas, në një postim në Twitter.

Ky plan, sipas Schinas shkëput lidhjen mes asaj që përfaqësojnë federatat kombëtare të futbollit dhe klubeve të veçanta.

“Universaliteti, përfshirja dhe diversiteti janë elementet kryesore të sportit evropian dhe të mënyrës sonë evropiane të jetesës,” shtoi ai.

Komisioneri, ndryshe nga UEFA më herët, nuk paralajmëroi ndonjë veprim ligjor për të parandaluar shkëputjen e klubeve.

Të dielën 12 nga klubet më të mëdha të Evropës njoftuan për nisjen e të ashtuquajturës Super Liga Evropiane.

Themeluesit e kampionatit të ri janë shprehur se kanë rënë dakord që “ndeshjet t’i zhvillojnë në mesjavë”, ndërsa ekipet “do të vazhdojnë të garojnë në ligat përkatëse kombëtare”.

UEFA, FIFA, Premier Liga dhe 6 Konfederata Futbolli e dënuan iniciativën e klubeve.

Në një deklaratë për mediat UEFA tha se do të shqyrtojë të gjitha mënyrat, ligjore apo sportive, që të ndalojë formimin e Superligës.

Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të ketë mënyrë tjetër,” shkruhet në deklaratë.

LEXO  KPA konfirmon në detyrë prokurorin Elvin Gokaj

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>