
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Diplomacinë Joseph Borrello dënoi vendimin e Presidentit Erdogan për kthimin e muzeut Hagia Sophia në Stamboll, në një xhami.
“Hagia Sophia ishte një simbol i fortë, vlerë hstorike dhe universale. Vendimi i qeverisë turke për të rrëzuar një nga vepra moderne të historisë së Turqisë dhe vendimi i Presidentit Erdogan për vendosjen e monumentit nën administrimin e Presidencës së Relështjeve Fetare, është për të ardhur keq”, shkruan deklarata zyrtare e BE-së.
Pak kohë më parë gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi statusin muzeal të ndërtesës kulturore me famë botërore. Hagia Sophia u ndëtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në 1934-ën u bë muze.
Është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO. Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.