BE dënon sulmet në media ndaj Delegacionit të BE-së në Tiranë

Nga Exit News
BE dënon sulmet në media ndaj Delegacionit të BE-së në Tiranë

Bashkimi Evropian ka dënuar akuzat e medias New Europe ndaj Delegacionit Evropian në Tiranë për keqinformim të Brukselit. Në një postim në Twitter, Peter Stano, zëdhënësi kryesor për median i zyrës së punëve të jashtme në Komisionin Evropian, siguron publikun se qendrimet e Delegacionit të BE-së në Tiranë janë edhe qendrimet e Brukselit zyrtar.

Shqipëri: Pretendimet e të disa mediave që vënë në dyshim punën e Bashkimit Evropian në Shqipëri janë tërësisht tëpabaza. Qendrimet e shprehura nga Delegacioni i BE-së në Tiranë janë qendrime TË be-së. Ne e mbështesim plotësisht punën e shkëlqyer të delegacionit, përfshirë punën për reformën zgjedhore të drejtuar nga ambasadori Luigi Soreca dhe ekipi i tij, për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian”, shkruan ai në Twitter.

Peter Stano i referohet një artikulli të publikuar në gazetën e BE-së New Europe, në të cilin Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë akuzohet për keqinformim në lidhje me punën e qeverisë Rama, në institucionet e BE-së në Bruksel. Ky artikull u ripublikua edhe nga disa media vendase.

1 koment

  1. hemingway 18 Qershor, 2020 në 4:18 pm

    Ok BE e dashur a nuk promovon demokracine ju???? Epo atehere te pagabueshem nuk jeni e duhet te pranoni mendimin kritik!

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme