
Komisioni Evropian ka parashikuar në buxhetin e saj për vitin 2020, 100 milionë euro në ndihmë të përballimit të pasojave pas tërmetit. Fondi ju premtua Shqipërisë nga BE-ja përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt.
Më 17 shkurt, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit.
Ndihma prej 15 milionë eurosh u premtua nga Komisioni Europian që në dhjetor 2019, ndërsa 100 milionë euro të tjera u njoftuan përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënoi nisjen e Konferencës së Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e faturës së dëmeve të tërmetit.