BE ka parashikuar në buxhetin e 2020, 100 milionë euro të premtuara për Shqipërinë

Nga Exit News
BE ka parashikuar në buxhetin e 2020, 100 milionë euro të premtuara për Shqipërinë

Komisioni Evropian ka parashikuar në buxhetin e saj për vitin 2020, 100 milionë euro në ndihmë të përballimit të pasojave pas tërmetit. Fondi ju premtua Shqipërisë nga BE-ja përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt.

Më 17 shkurt, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit.

Ndihma prej 15 milionë eurosh u premtua nga Komisioni Europian që në dhjetor 2019, ndërsa 100 milionë euro të tjera u njoftuan përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënoi nisjen e Konferencës së Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e faturës së dëmeve të tërmetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>