BE dhe Britania bien dakord për të vazhduar bisedimet

Nga Exit News
BE dhe Britania bien dakord për të vazhduar bisedimet

Bashkimi Europian dhe Britania kanë rënë dakord të dielën për të vazhduar bisedimet.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u dakordësuan për të vazhduar me bisedimet tregtare pas Brexitit.

“Ne patëm një telefonatë të dobishme këtë mëngjes. Ne diskutuam temat kryesore të pazgjidhuraM. egjithë rraskapitjen pas pothuajse një viti negociatash, pavarësisht nga fakti se afatet kanë kaluar pa pushim, ne mendojmë se është përgjegjësi të vazhdojmë më tej”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Ata ranë dakord t’u thonë negociatorëve të vazhdojnë bisedimet në Bruksel për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje edhe në këtë fazë të vonë.

Johnson dhe Von der Leyen caktuan një afat për të dielën që të vendosin nëse do të braktisnin negociatat ose t’i vazhdonin ato. 

Britania e Madhe përfundon daljen e saj nga blloku më 31 Dhjetor.

Nëse nuk ka dakrodësi mes dy palëve, do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. 

Kjo do të thotë se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës. 

Më 7 dhjetor Johnson ofroi heqjen e kushteve në projektligjoin e brexit.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52% votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

 

LEXO  Shpallen rezultatet e Njësisë numër 10: Fiton PS me 6007

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme