BE dhe SHBA dënojnë arrestimin e mbi 4,500 protestuesve në Rusi

Nga Exit News
BE dhe SHBA dënojnë arrestimin e mbi 4,500 protestuesve në Rusi

Policia ruse arrestoi më shumë se 4,500 njerëz të dielën në protestat ku u kërkua lirimi i liderit të opozitës Alexei Navalny.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se SHBA dënon “përdorimin e vazhdueshëm të taktikave të ashpra kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për një javën e dytë rresht”.

“Ne ripërsërisim thirrjen tonë për Rusinë që të lirojë të arrestuarit për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore, përfshirë Aleksey Navalny.”, shtoi Blinken.

Përfaqësuesi i lartë i BE për punët e jashtme Josep Borrell shkroi në Twitter se ai shpreh keqardhje për “arrestimet dhe përdorimin joproporcional të forcës kundër protestuesve dhe gazetarëve në Rusi”.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të demonstruar pa frikë nga shtypja.”, deklaron ai.

Protestat në Rusi nisën pasi Navanly u arrestua nga policia ruse teksa po kthehej nga Gjermania për në Rusi, në 17 janar.

Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit, në pritje për gjykim. Prokuroria ruse e akuzon Nalvanyn për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, kur u largua nga Rusia për në Gjermani për tu kuruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>