BE dhe UNICEF kanë miratuar një program për mbështjeten e fëmijëve dhe familjeve e varfëra në Ballkanin Perëndimor, të rpekur nga kriza eCovid19. Programi me vlerë 5 milion euro, do të ndihmojë mbi 490,000 fëmijë dhe familje, në Turqi dhe Ballkanin Perëndimor, për qasje më të mirë në shërbimet publike në fushën e arsimit, zhvillimit të fëmijëve, shëndetit dhe mbrojtjes sociale.
Në një njoftim për shtyp, Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan u shpreh se:
“Në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, bashkëpunimi i UNICEF me Bashkimin Evropian ka për qëllim të mbrojë të drejtën e fëmijëve për arsim, shëndet. Duke parë periudhën e rimëkëmbjes nga kriza COVID-19, ky program synon të kontribuojë në ndërtimin e sistemeve më elastike në këto vende “.
Financimi do të sigurohet nga paketa e ndihmës e BE për Ballkanin Perëndimor, e cila aktualisht arrin në më shumë se 3 miliardë euro.