BE dhe UNICEF thirrje për veprim kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri

Nga Alice Taylor
BE dhe UNICEF thirrje për veprim kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNICEF kanë nisur një fushatë të re të quajtur “Unë të besoj ty” për të rritur ndërgjegjësimin mbi abuzimin seksual të fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre në vend.

UNICEF organizoi një aktivitet në Sheshin Skënderbej ku ata vunë një numër silueta fëmijësh, secila me një histori të vërtetë të abuzimit seksual. Ata bënë thirrje për veprime konkrete për të gjithë autoritetet për të ndaluar abuzimin seksual të fëmijëve në vend.

Ambasadori i BE Luigi Soreca tha se lufta kundër një fenomeni të tillë është një përparësi e BE. Ai shtoi se të gjithë kanë një rol në ndalimin e abuzimit seksual të fëmijëve.

“Autoritetet kompetente publike duhet të caktojnë burime të përshtatshme. Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë, të ndërtojmë besim dhe të fuqizojmë fëmijët në mënyrë që ata të raportojnë raste abuzimi. BE do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. ”

Ka pak të dhënave konkrete mbi rastet e abuzimit seksual të fëmijëve në vend. Shumë prej tyre besohet se kurrë nuk u raportohen autoriteteve. Vendi u rendit në vendin e 26 nga 40 nga The Economist për sa i përket mekanizmave që ka për t’u marrë me këtë çështje.

Sipas studimit të BECAN, gati 12% e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimit seksual dhe rreth 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>