
Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian do të miratojë vaksinën e kompanisë Johnson&Johnson, në fillim të marsit. Lajmi u raportua nga gazeta Bloomberg News.
Miratimi nga Agjensia evropiane e Shëndetësisë pritet të miratohet më 11 mars, shkruhet në një raport të zyrtarëve të BE-së.
Ky raport i hapi rrugën autorizimit të vaksinës së katërt të Covid-19, sëbashku me vaksinat e Modernës, AstraZeneca dhe Pfizerit.