Bashkimi Evropian i ka dhënë vendit tonë 268 milionë euro ndihma financiare dhe mjete për përballimin e pandemisë, tërmetit dhe integrimit evropian, duke u bërë donatori më i madh në vend.
Në një intervistë për Deutche Welle, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca tha se nga marsi, BE ka dhënë:
50 milionë euro për mbështetjen ekonomike ndaj pandemisë dhe pajisjen e spitaleve kovid me mjete, të cilat janë përdorur kështu:
4 milionë janë përdorur për pajisjen me mjete 3 spitalet kovid dhe për ngritjen e spitalit kovid 4.
“Covid 4, ka 100 shtretër, 10 shtretër për repartet e kujdesit intensiv dhe 10 respiratorë gati. Por do të jetë qeveria që do të vendosë se kur do të hapet. Tre spitalet e tjerë Covid janë plotësisht të pajisur me gjithë ndihmat që BE-ja dhe sigurisht donatorë të tjerë, i kanë dhënë Shqipërisë.
BE do të dhurojë në ditët në vijim “një skaner CT për Spitalin “Nënë Tereza” dhe tjetri është më shumë se 25.000 paketa të shpejta testimi që do t’u mundësojnë autoriteteve të kryejnë më shumë testime”.
46 milionët e tjera do t’i shkojnë rimëkëmbjes ekonomike dhe janë pjesë e paketës që ju përmenda më parë.
115 milionë euro donacione për tërmetin u mblodhën në shkurt nga BE:
75 milionë euro po përdoren ndërkaq për rindërtimin e shkollave. 22 shkolla janë duke u pajisur, 4 shkolla, 2 në Krujë dhe 2 në Durrës po ndërtohen ndërsa flasim, dhe 40 shkolla të tjera shpresoj të rindërtohen deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.
40 milionët e tjerë lidhen me restaurimin e rreth 45 siteve kulturore që janë dëmtuar nga tërmeti.
Prokurimi i këtyre donacioneve do të monitorohet nga UNDP, e cila ka tani autoritetin për t’i shpenzuar këto 115 milionë euro në Shqipëri.
103 milionë euro u miratua dje nga Komisioni Evropian për të mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë dhe në mënyrë specifike 8.7 milionë euro për të mbështetur ONM-në. Soreca sqaroi se këto para do të përdoren kështu:
Për “rimëkëmbjen ekonomike pas tërmetit dhe Covid dhe gjysma tjetër për ato që ne i konsiderojmë përparësi të integrimit evropian: qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, ndihma e institucioneve të reja për të punuar, SPAK, NBI, dy këshillat, Prokurori i Përgjithshëm”.
Për të “ndihmuar ndërkaq Shqipërinë të veprojë sikur të ishte një shtet anëtar, duke ndihmuar administratën publike për të miratuar dhe për të marrë pjesë në programe që normalisht janë të kufizuara vetëm për shtetet anëtare”.