
Bashkimi Europian i dha Kosovës një fond prej 26,5 milionë eurosh për përballimin e pasojave të Covid-19.
Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, pagesa e parë prej 20.5 milionësh do të bëhet para fundit të këtij viti.
“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, njofton Zyra e BE-së.
Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet të bëhet para fundit të këtij viti.
Kontrata u nënshkrua nga ambasadori i BE-së, Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi, në të cilin Qeveria u zotua të hartojë një plan të detajuar për menaxhimin e fondeve.