BE, fond 70 milionë euro për sigurimin e vaksinës për Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
BE, fond 70 milionë euro për sigurimin e vaksinës për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Europian alokoi një fond prej 70 milionë eurosh për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim zyrtar, KE njoftoi se paketa financiare do të shpërndahet nëpërmjet granteve të cilat do të mbulojnë shpenzimet për vaksinat grupet më vulnerabël.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po ndihmojnë gjithashtu rajonin në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për të siguruar përgatitjen e duhur të fushatave dhe administrimin e vazhdueshëm të vaksinave.

BE po financon gjithashtu një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në menaxhimin e logjistikës dhe shpërndarjen e vaksinave.”shkruhet ne njoftim.

BE ka nisur vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 prej 27 dhjetorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>