BE fshihet pas “raporteve konfidenciale”

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
BE fshihet pas “raporteve konfidenciale”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i ka dërguar një letër portalit New Europe, si reagim ndaj një artikulli të botuar nga ky portal. Në këtë letër shkruhet se artikulli i publikuar në New Europe është “komplet jokorrekt dhe përmban shpifje dhe trillime”

Kocijancic deklaroi se këto trillime ishin “veçanërisht të dukshme” në atë pjesë të artikullit ku raportohej për blerjen e vilës së BE-së në Tiranë.

Megjtihatë në letër nuk paraqitej asnjë provë për trillim apo shpifje në lidhje me procedurat e blerjes së vilës.

Kjo nuk është hera e parë që BE sulmon median e lirë. Në shkurt Ambasadorja Vlahutin deklaroi se ajo ka qënë objekt i lajmeve të rreme, të prodhuara nga “ grupe më interesa kriminal dhe politik”, pa dhënë asnjë provë ose fakt. Në përgjigjen e dërguar nga Komisioni i Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian rreth kësaj çështje, Shërbimi i Jashtëm Evropian (EEAS) deklaroi se raportimet për një korrupsion të mundshmë të BE-së ishin pjesë e një fushate keqinformimi nga mediat lokale.”

Tani le të shohim se si BE-ja merret me dokumentet dhe faktet në veçanti me ato që prekin këtë çështje. Si New Europe dhe Exit.al kanë plotësuar kërkesën për lirinë e informacionit në lidhje me dokumentacionin e blerjes së pasurisë së patundshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Ndër të tjera, në këtë dokumentacion  duhet të përfshinet edhe “vlerësimin e kryer nga ekspertët e pavarur” dhe “ një raport të Zyrës Rajonale të Sigurisë në EEAS)”.

EEAS, disa herë ka refuzuar t’i japë New Europe raportin e ekspertëve të pavarur, duke cituar se raporti është “konfidencial”. Sidoqoftë, i njëjti raport iu dërguar Exit.al. Po ashtu, EEAS refuzoi t’i japë Exit.al raportin e sigurisë, i cili iu dërgua New Europe.

Të paktën, ne nga ky veprim i EEAS duhet të arrijmë në përfundimin se EEAS e zbaton rregullat e konfidencialitit në mënyrë të paqëndrueshme. Kjo sjellje shkel të drejtat e qytetarëve të BE-së për të pasur akses në dokumentat që tregojnë se si shepnzohen paratë e tyre.

Në vend që të sulmohet media e lirë, EEAS duhet të rishikojë klauzolat e saj në lidhej me “konfidencialitetin” dhe të vendosë: nëse do të jetë subjektive, e paqëndrueshme dhe autoritare apo të jetë objektive, e qëndrueshme dhe transparente. Sepse vetëm qëndrimi objektiv dhe transparent mund të fshijë hijet e dyshimit rreth korrupsionit të zyrës së BE-së në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>