Shqipëria u fut në listën e vendeve që mund të lëvizin lirisht në BE, për udhëtime jo të domosdoshme. Bashkimi Evropian publikoi listën e vendeve, të cilat ia janë hequr kufizimet. Qytetarët e këtyre vendeve mund të hyjnë në vendet evropiane pa iu nënshtruar karantinës.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u përditësuan më 20 maj 2021.
Ato bazohen në situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19. Vendet e futura në listë janë Shqipëria, Australia, Izraeli, Japonia, Libani, Zelandë e Re, Maqedonia e Veriut, Ruanda, Serbi, Singapori, Korea e Jugut, Tajlandë dhe .SHBA