BE humb pjesërisht gjyqin me AstraZeneca

Nga Exit News
BE humb pjesërisht gjyqin me AstraZeneca

Bashkimi Europian ka humbur pjesërisht një gjyq në Bruksel kundër prodhuesit anglo-suedez të ilaçeve AstraZeneca.

BE akuzoi AstraZeneca-n se ka shkelur kontratën përmes të cilës duhet të dorëzonte 120 milionë doza vaksinash kundë COVID-19 deri në fund të muajt qershor.

Kërkesa u rrëzua nga gjyka në Bruksel

Sidoqoftë, ajo vendosi afate për AstraZeneca për të furnizuar BE gjatë verës ose do të përballej me gjoba.

Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel urdhëroi AstraZeneca të furnizojë BE me 15 milionë doza deri më 26 korrik, 20 milionë deri më 23 gusht dhe 15 milionë të tjera deri më 27 shtator.

Nëse kompania dështon ta bëjë këtë, thotë vendimi, ajo duhet të paguajë një gjobë prej 10 € për çdo dozë të pa dorëzuar.

Kërkesa për 120 milion doza deri në fund të këtij muaji nuk u pranua.

Duke mirëpritur urdhrin e gjykatës, AstraZeneca tha se ajo kishte furnizuar tashmë me më shumë se 70 milionë doza BE-në dhe do të “tejkalonte ndjeshëm” 80.2 milionë doza në fund të qershorit.

Kompania vuri në dukje se urdhri pranonte që “vështirësitë e përjetuara nga AstraZeneca në këtë situatë të paprecedentë” kishin pasur një “ndikim thelbësor në vonesën” e dërgesave të vaksinave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu e mirëpriti vendimin por tha se ai konfirmoi pikëpamjen e Komisionit se AstraZeneca nuk kishte respektuar “angazhimet e bëra në kontratë”.

Një avokat që përfaqëson BE-në tha se urdhri i gjykatës nënkuptonte që AstraZeneca duhet të përdorë gjithashtu një fabrikë në Britani, Oxford Biomedica, për të prodhuar vaksinat për BE-në nëse është e nevojshme. Fabrika është përdorur për të furnizuar vetëm Mbretërinë e Bashkuar.

Por AstraZeneca thotë se vendimi nuk e detyron kompaninë të përdorë fabrikën e Oxford BioMedica për të përmbushur kontratën e saj me BE.

Një gjyq tjetër mes palëve pritet në shtator për të vendosur nëse AstraZeneca bëri përpjekjet e saj më të mira për të përmbushur marrëveshjen me BE.

Verën e kaluar BE dhe AstraZeneca lidhën një kontratë për 300 milionë doza deri në fund të qershorit 2021 por kjo sasi u ul më vonë nga kompania e vaksinave në 100 milionë doza për shkak të problemeve me prodhimin dhe kufizimeve të eksportit.

Kjo ulje e shtyu BE të bëjë kërkesën e për 120 milionë doza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>