Bashkimi Europian i dhuroi sot, më 15 prill, Shqipërisë 15 milionë euro për rindërtimin e shkollave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në një takim virtual ambasadori i BE-së Luigi Soreca, përfaqësuesja e UNDP-së Limya Eltayeb, zëvendësministri i Arsimit Oltion Rrumbullaku dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nëshkruan marrëveshjen për lëvrimin e fondeve.
Me këtë fond është parashikuar ndërtimi i 22 shkollave në pesë zona: Durrës, Kavajë, Kurbin, Kamzë dhe Krujë.
Ambasadori Soreca rikujtoi edhe njëherë se BE-ja do të mbajë premtimin për dhurimin e 115 milionë eurove për rindërtimin e dëmeve shkaktuar nga tërmeti.