
BE do t’i kërkojë SHBA-ve të lejojnë eksportimin e miliona dozave të vaksinës AstraZeneca në Evropë, duke nënvizuar vështirësitë e Brukselit për furnizmin me vaksina, raporton Financial Times.
BE gjithashtu dëshiron që Uashingtoni të sigurojë të lejojë furnizimin e vazhdueshëm me përbërësit kryesor të vaksinës të nevojshme për prodhimin evropian.
Sipas Financial Times, Komisioni Evropian ka thënë se:
“Ne kemi besim se mund të punojmë së bashku me SHBA-të për të siguruar eksportin e vaksinave të prodhuara në SHBA ose përbërësit e vaksinave për prodhimin në BE, në mënyrë që kompanitë të përmbushin detyrimet kontraktuale më BE-në”.