
Bashkimi Europian do të kthejë vaksinat antiCOVID të Johnson&Johnson të prodhuara në Afrikë në përpjekje për të rritur normat e vaksinimit në vendet afrikane.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar për këtë në një konferencë në Berlin, tha Strive Masiywa, komisioneri për koronavirus i Bashkimit Afrikan.
Von der Leyen është zotuar se BE do të ndihmojë me 200 milionë doza vaksine vendet e Afrikës deri në fund të vitit.
Rreth 70 milionë doza nga këto do të vijnë nga Gjermania.
Më pak se tre përqind e popullsisë në Afrikë janë vaksinuar plotësisht ndërsa kontinenti është goditur nga një valë e tretë e infektimeve.