BE-ja, bashkëpunim ushtarak me Ukrainën

Nga Exit News
BE-ja, bashkëpunim ushtarak me Ukrainën

Bashkimi Evropian (BE) po peshon mundësinë e një bashkëpunimi ushtarak me Ukrainën përmes një misioni trajnimi për oficerët e këtij vendi.

Sipas një dokumenti të brendshëm të BE-së, cituar nga gazeta gjermane Welt am Sonntag, i ashtuquajturi Misioni Këshillimor dhe Trajnues Ushtarak i BE -së në Ukrainë (EUATM synon t’i kundërpërgjigjet “aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake” të Rusisë.

“Një mision ushtarak do të afirmonte përkushtimin ndaj vendeve të nismës së Partneritetit Lindor,” lexon propozimi i disa vendeve të BE-së.

Sipas Bashkimit Evropian, ky mision do të ishte edhe shprehje e solidaritetit me Ukrainën përballë aktiviteteve të vazhdueshme ushtarake të Rusisë në zonën kufitare si dhe në rajonin e Krimesë.

Përveç krijimit të këtij misioni, Shërbimi i Jashtëm i BE-së po shqyrton edhe opsione tjera për të ndihmuar Ukrainën.

Një tjetër alternativë që BE-ja po shqyrton lidhet me fuqizimin  e Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë, i cili u krijua në 2014 për të ndihmuar në reformën e sektorit civil të sigurisë.

Ukraina, nga ana e saj, synon të ketë lidhje më të ngushta me Perëndimin dhe ka kërkuar me ngulm këtë vit një perspektiv të qartë për pranimin e ardhëshëm në NATO. Por, organizata ka kërkuar që vendi të përqëndrohet fillimisht në reformat e kërkuara.

Ukrahina përballet me separatistët e mbështetur nga Rusia në një luftë shtatëvjeçare që ka vrarë më shumë se 13 mijë persona njerëz në lindje të vendit.

LEXO  Facebook do të heqë çdo lajm të rremë mbi vaksinat e Covid-19

Lufta me separatistët pasoi aneksimin në 2014 të Gadishullit të Krimesë nga Rusia, veprim i cili u dënua nga aleatët perëndimor të NATO-s, të cilët e cilësojnë rajonin pjesë të Ukrahinës.

Ky vit shënoi tensione në rritje mes palëve, kur Rusia zbarkoi në prill ushtrinë e saj në kufirin e Ukrahinës Lindore. SHBA-ja vendosi sanksione shtesë ndaj Kremlinit dhe së bashku me aleatët e NATO-s bënë thirrje për tërheqje. Më 23 prill, Rusia u tërhoq me pretekstin se stërvitja kishte përfunduar.

Në vijim aletatët e Ukrahinës rritën stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Në qershor, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë mbajtën një stërvitje detare, Sea Breeze, në Detin e Zi dhe Ukrainën jugore, pavarësisht kërcënimeve ruse për anulimin e stërvitjeve.
Ndërkohë që një muaj më vonë Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania mbajtën një stërvitje tjetër që përfshiu mbi 1 200 trupa.

Stërvitja e fundit “TRIDENT I RAPID -2021″, mes forcave ushtarake amerikane dhe ukrahinase, filloi më 20 shtator dhe përfundoi pak ditë më parë, më 1 tetor.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>