BE-ja dënon shtypjen e lirisë së shtypit dhe asocimit në Rusi

BE-ja dënon shtypjen e lirisë së shtypit dhe asocimit në Rusi

Bashkimi Evropian dënoi të premten “shtypjen e vazhdueshme” të mediave të pavarura, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile nga Rusia.

një deklaratë për media, Nabila Massrali, zëdhënësja e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell përmendi vendimet e fundit të autoriteteve ruse për të futur gazetarë dhe organizata joqeveritare për ndihmë juridike në listën e “agjentëve të huaj”.

Mes tyre ajo listoi Institutin për Drejtësi dhe Politika Publike dhe kompaninë mediale, The Project.

Po ashtu, BË-ja vuri në dukje se organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Komanda 29, ndaloi aktivitetin pas “presioneve dhe akuzave të pajustifikuara” nga autoritetet ruse.

BE-ja i bëri thirrje Rusisë të tërheqë këto vendime.

“Ndikimi kumulativ i këtyre zhvillimeve të fundit, së bashku me një mori masash shtypëse që kanë për cak organizata joqeveritare dhe persona të respektueshëm në Rusi, rezulton në shkatërrimin e mëtejmë të disidencës, opozitës, zërave kritikë dhe institucioneve të pavarura në sferën publike ruse,” deklaroi më tej Massrali.

Ajo shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian “me shoqërinë civile ruse, me mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe me gazetarët e pavarur”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>