BE-ja do të punojë me talebanët, por pa njohur regjimin e tyre

Nga Exit News
BE-ja do të punojë me talebanët, por pa njohur regjimin e tyre

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi para gazetarëve të martën se BE-ja nuk do të njihte qeverinë talebane, por do të punonte me ta për të mbështetur popullin afgan.

“Unë nuk kam thënë se do të njohim talebanët. Vetëm thashë që ne duhet të flasim me ta për gjithçka, madje edhe të përpiqemi të mbrojmë gratë dhe vajzat. Dhe për këtë, duhet të mbetemi në kontakt me ta,” deklaroi Borrell pas një takimi të minsitrave të Jashtëm të Bllokut.

Ai shtoi se BE-ja do të ndihmojë duke vendosur kushte dhe do të përdorin fuqinë e tyre për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ne do të vendosim kushte për mbështetje të vazhdueshme dhe do të përdorim fuqinë tonë … për të bërë që të drejtat e njeriut të respektohen. Unë e di se kur them se duket pak mendim dëshirë. Por ne do të përdorim gjithë fuqinë tonë,” citohet ai në një raportim nga Reuters.

Borrell nuk dha më tepër detaje për planin e Bashkimit për të lehtësuar situatën humanitare në Afganistan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>