BE-ja e konsideron “përçarës” projektin e Open Balkans

Nga Exit News
BE-ja e konsideron “përçarës” projektin e Open Balkans

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak e konsideroi projektin e ish-Minishengenit (Open Balkans”) si një “konkurrencë e pashëndetshme” me procesin e integrimit evropian, në një deklaratë të lëshuar për Radio Evropa e Lirë.

Burime të tjera për këtë media në Bruksel kanë ripërsëritur qëndrimin e mbajtur më herët nga BE-ja, se bashkëpunimi rajonal mirëpritet çdoherë, por në rastin konkret projektii mbetet i mangët, përsa kohë kufizohet vetëm mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Ato shtojnë se vendet e rajonit duhet të përmbushin detyrimet rajonale, që derivojnë nga marrëveshjet ekzistuese, jo në projekte që sjellin përçarje në rajon.

“Do të duhej të ketë më shumë vullnet, gatishmëri dhe guxim politik për zbatimin e agjendave ekzistuese, sesa në nisma, të cilat mund të shkaktojnë ndasi të reja,” citon REL burimet diplomatike në Bruksel.

Në Bruksel rikujtojnë se ekziston Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA), marrëveshje për integrimin tregtar rajonal, Këshilli i bashkëpunimit rajonal, me seli në Sarajevë, Komuniteti i transportit rajonal, me seli në Beograd dhe disa nisma të tjera, që mbështeten nga BE-ja.

Ashtu siç ishte shprehur pak javë më parë, burimet për REL theksojnë se ajo që Blloku kërkon është “krijimi i tregut të përbashkët rajonal, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, që ishte obligim politikë nga samiti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit në Sofje”.

LEXO  Përditësim 6 janar: 725 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe qeveria gjermane, e cila kërkon që të ketë një dakordësi për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal deri më 6 tetor.

Kryeministri Rama e interpretoi një deklaratë të ngjashme të BE-së më 11 gusht si mbështetje ndaj Open Balkans, duke ironizuar kritikët e projektit. Të njëjtën gjë bënë edhe mediat pranë pushtetit.

Exit News ishte e ndër parat që analizoi deklaratën e zëdhënësit gjerman dhe argumentoi për të kundërtën, në një artikull që mund ta lexoni këtu.

Bashkimi Evropian duket se nuk dëshiron të sulmojë ballazi projektin, për të mos shkurajuar rëndësinë që bashkëunimi rajonal zë në procesin e integrimit dhe zhvillimit ekonomik.

Por, nga ana tjetër, dy vjet pas prezantimit të projektit të Minishengenit (riemërtuar Open Balkans) Blloku duket i pakënaqur me mungesën e gjithëpërfshirjes.

 

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme