BE-ja humbet gjyqin kundër AstraZeneca-s

BE-ja humbet gjyqin kundër AstraZeneca-s

Kompania farmaceutike suedeze AstraZeneca pretendoi të premten se Bashkimi Evropian kishte humbur gjyqin kundër saj, lidhur me furnizimin e vaksinave COVID-19.

Një gjykatë në Bruksel refuzoi kërkesën e Bllokut për më shumë dërgesa deri në fund të qershorit.

Por një pretendim i tillë u hodh poshtë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky vendim konfirmon qëndrimin e Komisionit: AstraZeneca nuk i përmbushi zotimet e bëra në kontratë,” citohet nga Reuters të ketë thënë të premten Von der Leyen.

Gjykata vendosi që AstraZeneca duhet të dorëzojë 15 milion doza deri më 26 korrik, 20 milion të tjera deri më 23 gusht dhe 15 milion të tjera deri më 27 shtator. Pra, në total, rreth 50 milion dozash.

Kjo shifër është shumë më e ulët se ajo e kërkuar nga BE-ja, e cila vetëm për muajin  qershor kërkoi furnizimin me 120 milion doza, me 90 milion doza të tjera që duhet të furnizoheshin deri në fund të vitit.

Ndërkohë, në kontratë AstraZeneca zotohej se do të bënte më të mirën për të dorëzuar 300 milion doza për BE-në deri në fund të qershorit.

Por kompania pati probleme me prodhimin, që gjë ndikoi në fushatën e ngadaltë të vaksinimit në Bllok.

AstraZeneca deklaroi se edhe kërkesat e tjera të Komisionit ishin hedhur poshtë.

LEXO  Britania dhe BE arrijnë marrëveshje tregtare pas Brexit

Gjykata gjithashtu doli në përfundimin se BE nuk kishte ekskluzivitet ose përparësi furnizimi mbi palët e tjera me të cilat prodhuesi kishte kontrata.

“Gjykimi gjithashtu pranoi që vështirësitë e përjetuara nga AstraZeneca në këtë situatë të paparë patën një ndikim thelbësor në vonesën,” shtoi kompania në një deklaratë për shtyp.

Komisioni nga ana e tij bëri me dije se nëse AstraZeneca do të shkel afatet e reja do të përballet me një penalitet prej 10€ për dozë.

Në përfundim, megjithse BE-ja e ka përjashtuar nënshkrimin e një kontrate të re me kompaninë suedeze, kjo e fundit u shpreh optimiste për një bashkëpunim të ri.

“AstraZeneca tani pret një bashkëpunim të ri me Komisionin Evropian për të ndihmuar në luftimin e pandemisë në Evropë.”

Kujtojmë se BE-ja ka depozituar një padi të dytë ndaj prodhuesit të vaksinave, për të siguruar dëmshpërblim për shkelje të kontratës.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme