BE-ja i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste Covid-19

Nga Exit News
BE-ja i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste Covid-19

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, njoftoi të martën se ditët në vijim në Shqipëri do të vijnë ndihmat me materialet e nevojshme për kontrollet ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca u shpreh se dërgesa në fjalë e kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik, siguron rreth 20 mijë teste për koronavirus.

“Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta, BE-ja mbështet Shqipërinë!”

Shqipëria, bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi, është ndër vendet me më pak teste të kryera në rajon.

Serbia (mbi 40 mijë teste), Kroacia (mbi 26 mijë), Bosnje e Hercegovina (mbi 17 mijë), apo dhe Maqedonia e Veriut (mbi 12 mijë) kanë testuar më shumë se dyfishin e personave të raportuar në Tiranë, Prishtinë apo Podgoricë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi BE-në për mbështetjen dhe kujtoi se

“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.”

ISHP deklaroi të martën se prej fillimit të epidemisë ka testuar rreth 6 mijë persona për Covid-19, prej të cilëve 609 kanë rezultuar të infektuar.

Nga të infektuarit, 345 janë shëruar ndërsa 26 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>