BE-ja ka vaksinuar 250 milion banor

Nga Exit News
BE-ja ka vaksinuar 250 milion banor

Bashkimi Evropian ka vaksinuar 25o milion banor, prej 445 milion që numërohet popullsia e përgjithshme e Bllokut.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjetit Twitter nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila shtoi se të vaksinuar plotësisht janë 80 milion qytetar evropianë.

Sipas saj, plani për të vaksinuar rreth 70% të popullsisë brenda korrikut po ecën sipas parashikimeve.

Kujtojmë se Blloku u ndesh me probleme me fushatën e vaksinimit në fillim të vitit, pasi ajo filloi me ritme të ngadalta për shkak të problemeve në sigurimin e dozave të duhura.

Megjithatë, krahasuar me vende si SHBA-të që kanë vaksinuar me një dozë 89.5 në 100 persona apo Britania me 98 nga 100, BE-ja ngelet ende mbrapa.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>