BE-ja nën presion për të hequr rregullin e kompensimit të biletave në rast anulimi të fluturimeve

Nga Exit News
BE-ja nën presion për të hequr rregullin e kompensimit të biletave në rast anulimi të fluturimeve

Dhjetëra shtete të Bashkimit Evropian pritet t’i kërkojnë zyrtarisht Brukselit pezullimin e përkohshëm të ligjit që detyron kompanitë të kompensojnë biletat në rast të anulimit të fluturimeve.

Kërkesa është nisur nga Franca dhe Holanda dhe mbështetet nga të paktën 10 shtete të tjera, si Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Greqia, Irlanda, Letonia, Malta, Polonia dhe Portugalia.

Ajo pritet t’i propozohet gjatë takimit të ministrave europianë të transportit dhe justifikohet me gjendjen e pandemisë, e cila ka detyruar kufizimin e lëvizjes dhe anulimin e qindra fluturimeve.

Pas anulimit të fluturimeve kompanitë janë vënë në vështirësi, pasi rregullorja ndërkombëtare i detyron ato t’u kthejnë paratë udhëtarëve, mirëpo në mungesë të likuiditetit kompanitë kanë nisur t’u japin atyre kupona shërbimi.

Në një kërkesë të përbashkët shtetet propozuese duan që:

  • Komisioni Evropian të amendojë me urgjencë rregulloren në mënyrë që t’u lejojë kompanive të zgjedhin vetë mënyrën e kompensimit.
  • Të gjitha organizatat dhe kompanitë e tjera të sektorit t’i përbashkohen këtij propozimi për të arritur një zgjidhje të përbashkët të problemit që po përballet tregu.

Propozimet arsyetohen si një mekanizëm mbrojtës të sektorit të aviacionit, i cili është goditur rëndë nga epidemia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>