BE-ja parashikon 30 miliard € investime në Ballkanin Perëndimor

BE-ja parashikon 30 miliard € investime në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian parashikon rreth 30 miliard € investime në Ballkanin Perëndimor, nëse vendet e rajonit bien dakord të punojnë së bashku.

Lajmin e bëri të ditur Eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi të hënën, duke folur për takimin e ushëheqësve të Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Ne gjithashtu po investojmë shumë në mbylljen e hendekut ekonomik dhe të ndihmojmë me rimëkëmbjen pas COVID-19. Plani ynë Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor me vlerë afër 30 miliardë € mund të ndryshojë lojën. Por Plani do të funksionojë vetëm nëse rajoni funksionon si një i vetëm,” shkruan Varhelyi në rrjetin Twitter.

Po ashtu, BE-ja kërkon që  Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet realitet.

“Vendosja e Tregut të Përbashkët Rajonal duhet të bëhet realitet – Shpresoj në udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të mbajnë premtimet. Ashtu siç bënë me #RoamFree & #GreenLanes, të cila synojmë t’i shtrijmë drejt BE-së,” shkruan sërish Varhelyi.

Ai shtoi më vonë se shpreson që vendet e rajonit t’i bashkohen së shpejti Certifikatës Digjitale të koronavirusit.

“Rajoni luan një rol kryesor në planet tona për një Evropë më të begatë, të lidhur më mirë, më të gjelbër dhe më të fortë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shpejtojmë integrimin e saj në #BE,” përfundon Varhelyi.

 

LEXO  Oliver Varhelyi vazhdon lobimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme