Bashkimi Evropian pret të marr rreth 1 miliard vaksina deri në shtator nga 4 furnizues të ndryshëm, sipas një raportimi nga Reuters.
Agjensia ka parë një dokument konfidencial, që iu paraqit liderave të bllokut të martën.
Mëgjithse përfaqësues të BE-së kanë deklaruar publikisht se do të vaksinojnë rreth 70% të popullsisë deri në verë, dokumenti tregon se
do të ketë vaksina mjaftueshëm për një vaksinimin e gjithë popullsisë.
Blloku ka marr rreth 106 milion vaksina tremujorin e parë dhe do të ketë marr 413 milion doza deri në qershor.
Ndërkohë, është planifikuar edhe dorëzimi 529 milion dozave të tjera në perjudhën korrik – shtator.
Deri në fund të vitit, BE-ja do të ketë siguruar edhe 452 milion doza të tjera ose 1.6 miliard doza brenda vitit.
Rikujtojmë se Komisioni Evropian ka konfirmuar angazhimin për të dhuruar 100 milion doza për vende të tjera.
Bëhet fjalë për vetëm ër vaksinat e siguruara nga kompanitë Pfizer/BioNtech, Moderna, J & Jdhe AstraZeneca, ndërkohë që janë nënshkruar kontrata edhe me kompani që janë ende në fazë zhvillimi e aprovimi të vaksinave.
Deri tani Pfizer/BioNTech ka furnizuar më shumë se gjysmën e dozave të në tremujorin e dytë të këtij viti dhe do të furnizojë mbi 40% të dërgesave në tremujorin e tretë, duke e bërë atë furnitorin kryesor të vaksinave në BE.
Kjo ndoshta ka qënë edhe arsyeja përse BE ka nënshkruar një kontratë shtesë për 1.8 miliard doza Pfizer deri në vitin 2023.