BE-ja vaksinon plotësisht 70% të popullsisë në fund të verës

BE-ja vaksinon plotësisht 70% të popullsisë në fund të verës

Komisioni Evropian deklaroi të martën se BE-ja ishte afër arritjes së qëllimit mbi vaksinimin e plotë  të 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës.

Komenti u bë nga Komisionerja e Shëndetit të BE-së, Stella Kyriakides e cila sqaroi se aktualisht se po kaq është përqindja e personave të rritur që kanë marrë dozën e parë, ndërsa 57% e tyre janë plotësisht të vaksinuar.

“Projeksionet tregojnë se BE-ja do të arrijë qëllimin e saj deri në fund të verës”, u shpreh Kyriakides.

Fushata e vaksinave të BE-së filloi ngadalë, krahasuar me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina, që çoi edhe në një përplasje ligjore mes Komisionit dhe kompanisë AstraZeneca. Megjithatë, Blloku e mori veten në tremujorin e dytë të vitit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja tashmë renditej mes vendeve të para në botë për vaksinimin.

“Procesi i përparimit ka qenë shumë i suksesshëm – por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet,” citohet ajo në një raportim të Reuters.

Von der Leyen bëri apel për vijimin e vaksinimit, për shkak të përhapjes që po merr varianti shumë i ngjitshëm Delta.

“Varianti delta është shumë i rrezikshëm. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për të mbrojtur të tjerët,” shtoi ajo.

LEXO  Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet, përqëndron pushtetin në duart e tij

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme