
Bashkimi Evropian miraton 14,2 miliardë euro financim për Instrumentin e Ndihmës së Para Anëtarësimit, IPA, për periudhën 2021-2027, për Ballkanin Perëndimor.
Këto fonde do të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për planin ekonomik dhe të investimeve, për kapërcimin e krizës së pandemisë Covid-19.
Lajmin e dha eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në një postim në Twitter, të mërkurën.
Ende nuk dihet se sa nga këto para do t’i kalojnë Shqipërisë.