
Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me €50 milionë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Lajmin e njoftoi Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter.
Ambasadori shpjegoi se:
- €4 milionë euro do të jepen për mbështetje të menjëhershme me pajisje shëndetësore
- €11 milionë për mbrojtjen sociale
- deri në €35 milionë për riaftësimin ekonomik
Soreca e mbylli njoftimin me mesazhin “[ne/BE] jemi gjithmonë me Shqipërinë”.
Mbështetja e BE-së me një fond prej 50 milionë eurosh u përshëndet nga Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Basha.
Presidenti e cilësoi ndihmë të çmuar. “Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkroi Rama në Facebook, ndërsa Basha theksoi se “nuk jemi vetëm”.
Të paktën 123 persona janë diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri, ku 5 kanë vdekur dhe 10 kanë mundur të shërohen.