BE jep €7 milionë për Ballkanit Perëndimor

Nga Exit News
BE jep €7 milionë për Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian do të financojë me 7 milionë euro një projet të përbashkët me organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për vaksinimin e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin për media të Komisionit Evropian, të premten, sqarohet se projekti do të ndihmojë në administrimin e vaksinave të Covid-19, në përmirësimin e rajonit për përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore, përgatitjen e planit të testimeve dhe trajnimin e stafit mjekësor.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi komentoi se: “Me këtë projekt ndihma e BE-së për vaksinimin në rajon shkon në 70 milionë euro”

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 25 milionë euro përmes fondeve IPA, për ndihmën e shtresave në nevojë në kuadrë të pandeminë; 3,3 milionë euro për paketën e rimëkëmbjes; 11,3 milionë pajisjet mbrojtësë, 350 ventilatorë, 300 respitarorë, 180 monitor etj.

BE ka dhënë më shumë se 850 milionë euro për nismën COVAX, përfshirë 500 milionë euro nga buxheti i BE-së, për të siguruar 1,3 miliarë doza për 92 vendet me të ardhura të mesme dhe të varfra deri në fund të 2021-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>