BE jep €90 milionë për Shqipërinë — Pjesë e paketës së ndihmës për Covid19

Nga Exit News
BE jep €90 milionë për Shqipërinë — Pjesë e paketës së ndihmës për Covid19

Bashkimi Evropian ka disbursuar të mërkurën këstin e parë prej 90 milionë eurosh të paketës për asistencë makro-financiare, për përballimin e krizës shëndetësore të Covid19, me vlerë 180 milionë euro. Lajmin e dha shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë Luiggi Soreca, në një postim në Twitter.

Në një njoftim për shtyp, BE shkruan se:

“Shqipëria është vendi i 8 -të që merr një disbursim nga paketa emergjente e BE-së me vlerë 3 miliardë euro, për të ndihmuar në përballimin e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit”,

BE sqaron se disbursimi i fondit u krye “pas miratimit të një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €”. Kushtet e kërkuara nga BE janë “përmirësimi i qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale”.

Më 22 prill 2020, BE miratoi një paketë prej 180 milionë eurosh në ndihmë të Shqipërisë për përballimin e Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>