Bashkimi Europian synon të vaksinojë 70% të të rinjve deri në verë në secilin shtet të BE, deklaroi Komisionerja e Shëndetësisë së Evropës Stella Kyriakides gjatë një samiti virtual të enjten.
Ajo tha se BE po sheh mundësinë që “gjithnjë e më shumë njerëz që vaksinohen çdo ditë dhe ne po ndërmarrim veprime vendimtare për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në”.
BE është e vetëdijshme që duhet të vaksinojë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ajo.
“Ne kemi vendosur një objektiv të përgjithshëm për vendet anëtare që ata duhet të vaksinojnë një minimum prej 70% të popullsisë së tyre të rritur deri në verë, është një qëllim ambicioz, por është i arritshëm,” tha ajo.
Ajo tha se Be është gati të përditësojë një marrëveshje të re për blerjen e vaksinave dhe shtoi se po punohet ngushtë me prodhuesit.
“Parashikimet rreth dërgesave janë thelbësore edhe pse për një shpërndarje efikase, dhe së bashku me vendet anëtare ne po punojmë 24 orë në ditë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kompanitë të përmbushin marrëveshjet tona”, theksoi komisionerja europiane.