BE kërcënon të pezullojë eksportimin e vaksinave Covid-19 në Britani

Nga Exit News
BE kërcënon të pezullojë eksportimin e vaksinave Covid-19 në Britani

Bashkimi Evropian kërcënoi të mërkurën ndalimin e eksportit të vaksinave COVID-19 në Britani, raporton Reuters.

Njoftimi vjen në një kohë kur europianët po përballen me një valë të tretë të pandemisë, që rrezikon planet për të rifilluar udhëtimet këtë verë.

Numri i vdekjeve të lidhura me COVID në BE  arrin 550 000 dhe më pak se një e dhjeta e popullsisë së bllokut është vaksinuar.

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se situata epidemiologjike po përkeqësohej.

“Jemi në krizën e shekullit,” u tha ajo gazetarëve.

Shohim formimin e kreshtës së një vale të tretë në vendet anëtare dhe e kuptojmë se duhet të përshpejtojmë normat e vaksinimit.

Von der Leyen tha se rrjedha e  vaksinave ishte e qetë me Shtetet e Bashkuara, por transmetoi zhgënjimin për mungesën e dërgesave nga AstraZeneca në Britani.

Ajo tha se 10 milion doza kishin shkuar nga impiantet e BE në ish-shtetin anëtar.

Jemi akoma duke pritur që dozat të vijnë nga Mbretëria e Bashkuar,” tha Von der Leyen.

Ajo la të kutohet se nëse situata nuk ndryshon, eksporti i ardhshëm i vaksinave do të jetë në proporcion me nivelin e importit të tyre nga pala tjetër.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>