BE kërkoi shtyrjen e emërimit të kryetarit të AMA-s

Nga Exit News
BE kërkoi shtyrjen e emërimit të kryetarit të AMA-s

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kuvendi të shtyjë për në shtator emërimin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në njoftimin për median, të publikuar të mërkurën në faqen zyrtare të Delegacionit të BE-së në Tiranë, theksohet se:

“Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature.

Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”.

BE theksoi se ligji për pavarësinë e paanshmërinë e medias është pjesë e paketës ligjore për anëtarësimi e vendit në BE:

“BE ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë”.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka kritikuar emërimin e kryetares së re të AMA-s si partiake dhe të paanshme. Vokshi akuzoi qeverinë se po përpiqet të kapë edhe institucionin kontrollues të medias.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>