Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë kërkoi që të hetohet me shpejtësi vrasja në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.
Ambasada e BE tha se “akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente”.
Sipas ambasadës së BE “duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi”.
Ambasada bëri thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës.
“Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.
Më herët reagoi dhe ambasada amerikane e cila po ashtu dënoi vrasjen dhe bëri thirrje për qetësi.