BE kritikon Kosovën për hapjen e ambasadës në Jeruzalem

Nga Exit News
BE kritikon Kosovën për hapjen e ambasadës në Jeruzalem

Bashkimi Europian kritikoi vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi të martën se kjo bie në kundërshtim me vendimin e BE-së dhe shtetet anëtarë për të hapur ambasadat e tyre në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për zhvendosjen e ambasadave në Jeruzalem është i qartë. Të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv,” tha Stano.

Ai theksoi se Kosova, përmes kësaj, po minon rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Kosova ka identifikuar integrimin në BE si përparësinë e saj strategjike. BE pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj evropiane të mos minohet,” shtoi Stano.

Të hënën, Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Kosova ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem dhe ambasadorja e parë e Kosovës do të jetë Ines Demiri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>