
Bashkimi Europian, përmes zëdhënësit kryesor të Shërbimit për Punët e Jashtme, peter Stano ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nisë të shkruhet kur palët të jenë pajtuar për të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Ekspertët nga Kosova dhe Serbia janë takuar të enjten në Bruksel në raundin e dytë të bisedimeve në nivel teknik, të ndërmjetësuara nga BE-ja përmes të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak.
Be konfirmoi se në axhendën e bisedimeve të së enjtes janë personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike, raporton REL.