BE mbledh €4.9 miliardë për krizën e koronavirusit

Nga Exit News
BE mbledh €4.9 miliardë për krizën e koronavirusit

Bashkimi Evropian ka vendosur një shtesë prej €4.9 miliardë për të mundësuar kryerjen e vaksinës, testimeve dhe trajtimeve të koronavirusit në të gjithë botën, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë një takimi online të mbledhjeve së fondeve, ditën e shtunë.

Konferenca e mbledhjes së fondeve u organizua nga Komisioni dhe grupi ndërkombëtar i advokimit Global Citizen, do të përfundojë me një koncert të këngëtarëve Shakira, Usher, Miley Cyrus dhe të tjerët, të shtunën në mbrëmje. Von der Leyen do të bashkë-drejtojë shfaqjen me aktorin Dëayne Johnson.

BE arriti të mbledhë €9,8 miliardë në konferencën e parë të fondeve – BE në maj dha €1.4 miliardë.

Von der Leyen tha se €4.9 miliardë ishin një angazhim i “Ekipi Evropa … Kjo falë partneritetit të ngushtë midis Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane të Investimeve”. Ajo shtoi se paratë do të përdoren për të ndihmuar “vendet vulnerabël” për të kaluar krizën e koronavirusit.

Disa drejtues evropiane dërguan video mesazhe të cilat u transmetuan gjatë mbledhjes së fondeve.

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Ëilmès, për shembull, tha se fokusi kryesor i vendit të saj do të jetë në krizën ushqimore të shkaktuar nga pandemia. Ajo premtoi “€4 milion për të forcuar sistemet shëndetësore në vendet në nevojë” dhe një shtesë prej €11.4 milion për Programin Botëror të Ushqimit.

Publikuar në Politico.eu/Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>