BE merr 50 milionë doza të vaksinës Pfizer

Nga Exit News
BE merr 50 milionë doza të vaksinës Pfizer

Kompania Pfizeri do të japë 50 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 vendeve të BE-së. Lajmin e dha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp, të mërkurën.

Ajo njoftoi lidhjen e një marrëveshje të dytë me Pfizerit për blerjen e 50 milionë dozave të vaksinës brenda tre mujorit të dytë të 2021-it.

“Mund të ndalohet furnizimi me vaksinën e Johnson & Johnson. Unë po njoftoj se kemi arritur një marërveshje me Pfizerit për të furnizuar me 50 milionë doza në tremujorin e dytë të 2021-it. Në total Pfizer ka dhënë 250 milioën doza në tre mujorin e dytë, për BE-në”, tha von Der Leyen.

Ajo njoftoi se BE dhe Pfizer “po diskutojnë një marrëveshje për 3,8 miliardë doza vaksine për vitin 2022 dhe 2023. “Jo vetëm prodhimi por edhe komponentët e vaksinëns do të prodhohen në BE”, sqaroi Presidentja e KE-së.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme